E la gazetarinë për t’u angazhuar në politikë, e kontributin e saj tani e tutje do ta japë si
këshilltare e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri
Veseli.
Arbana Xharra, ndonëse ishte bërë pjesë e PDK-së para zgjedhjeve të parakohshme nacionale të 11 qershorit 2017, nuk u fut fare në
listën e kandidatëve të kësaj partie për deputet. Ajo nuk ka marrë as ndonjë post në Ekzekutiv kur u bë ndarja e resorëve qeverisës nga partnerët e koalicionit PDK-AAK-NISMA dhe AKR. Emri i saj madje nuk u përfshi as në
listën për këshilltarët komunalë në zgjedhjet lokale që zhvillohen në më 22 tetor.
Arbana Xharra do ta nis këtë punë nga fillimi i javës që po vjen.
“
Xharra do të jetë
këshilltare politike ose
këshilltare për marrëdhënie me jashtë”, ka thënë burimi i AktivPress-it. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2017,
ora 18:37