Xharra "sulmon" Ahmetin: Njeri i vogël
Anëtarja e PDK-së Arbana Xharra, ka akuzuar rëndë kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin se ka “provuar të përfitojë prej huliganizmave të të rinjve nëpër parqet e mjerueshme të Prishtinës”.

Ky postim i Xharrës vjen pas publikimi të disa fotografive të Ahmetit, ku shfaqen përmirësimet e dëmeve të shkaktuara në parkun tek “1 Tetori”

“Ata prishin, ne rregullojme. Ata prishin, ne rregullojme. Ata prishin, ne rregullojme. Ata nuk prishin…”, kishte shkruar Ahmeti. Postimi i plotë i Arbana Xharrës: Shpend Ahmeti me trup je i madh, por vogëlsia dhe shpirtngushtësia jote çdo ditë po vërehet.


Dje paske provuar të përfitosh prej huliganizmave të të rinjve nëpër parqet e mjerueshme të Prishtinës. Dihet kush ka huliganë brenda llojit dhe ti je njëri prej ushqyesve më të mëdhenj të tyre.

Madje, i ke grumbulluar në institucionet e Prishtinës prej anembanë Kosovës dhe për huliganizmin e tyre po i shpërblen edhe me “kontrata për shërbime të veçanta”, duke u dhënë paga mujore prej taksave të prishtinasve.

Definitivisht s’ka ku degradon më poshtë ky, kur edhe sjelljet i ka fëmijërore! Shumë zhgënjyes. Njeri i vogël! /albeu.com/

Shtuar më 19/08/2017, ora 18:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori