Arban Abrashi kritikon ndarjen e banesave për veteranët e UÇK-së
Gjatë një vizite që i ka bërë Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Dega në Prishtinë, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë të mërkurën se për kategoritë e dala nga lufta do të ndërtohen banesa, do të ketë buxhet të veçantë për nevojat e tyre dhe do të ketë lirim nga tatimi në pronë për këto kategori, ashtu siç e parasheh ligji.

“Qasja jonë për kategoritë e dala nga lufta do të jetë bashkëpunuese nga dita e parë, dhe jo vetëm nëpër fushata, siç po synohet tani.

Për banesat e përfunduara para katër vitesh nuk është formuar Komisioni për ndarjen e tyre. Tani në kohë fushate po insistohet që të bëhet një gjë e tillë. Për neve kjo është tërësisht e papranueshme.

Familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët nuk e meritojnë një trajtim të tillë, që për hir të fushatës të ndahen banesat me vonesë prej katër vitesh”, tha Abrashi.
Shtuar më 04/10/2017, ora 15:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori