Apostolova thërret për formim të shpejtë të institucioneve
Pëlqej
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Bashkimi Evropian nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi lidhur me vëzhgimin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 22 tetor 2017, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në emër të KQZ-së nënshkroi kryetarja, Valdete Daka, ndërsa në emër të BE-së, Shefja e Zyrës së BE-së / Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Daka u shpreh se për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vëzhgimi i zgjedhjeve është njëra nga pjesët thelbësore të një procesi zgjedhor dhe se nënshkrimi i këtij Memorandumi është shprehje e përkushtimit të këtij institucioni për avancimin e procesit zgjedhor në Kosovë.

“Si çdo herë, misioni vëzhgues i Bashkimit Evropian është i mirëseardhur në Kosovë. Ky mision ka qenë prezent edhe në zgjedhjet e 11 qershorit dhe KQZ-ja ka adresuar me seriozitet rekomandimet preleminare të këtij misioni, për çfarë ka hartuar një Plan Veprimi për zbatimin e tyre”, tha Daka.

Ajo u bëri thirrje mediave, subjekteve politike të certifikuara, organizatave vendore e ndërkombëtare të specializuara në fushën e zgjedhjeve si dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja – që të dorëzojnë në KQZ kërkesat e tyre për akreditimin e tyre si vëzhgues të zgjedhjeve.

Kurse Apostolova, ka thënë se është e kënaqur që BE do të dërgojë një mision vëzhgues për këto zgjedhje lokale, gjë që e konfirmon përkushtimin e BE-së për Kosovën dhe zhvillimin e saj demokratik.

"Më lejoni t'i rikujtoj fjalët e Përfaqësueses së Lartë Federica Mogherini, e cila na përkujtoi këtë të hënë në Bled se çdo partner i joni në rajon, përfshirë Kosovën, ka perspektivë drejt Bashkimit Evropian. Njerëzit e Kosovës i duan dhe i meritojnë mundësitë, mbrojtjet dhe të drejtat e njëjta sikur të gjithë qytetarët e tjerë të kontinentit tonë. Prandaj, kur ne i ftojmë politikbërësit e Kosovës që të fokusohen në reforma, në çështjet me rëndësi për njerëzit dhe jetën e tyre të përditshme, duhet ta dini se e bëjmë këtë sepse ne dëshirojmë që Kosova të ketë sukses. Mbajtja e zgjedhjeve në përputhje me standardet ndërkombëtare është një kontribut i rëndësishëm drejt arritjes së këtij qëllimi”, është shprehur ajo.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova ka bërë thirrje sot që sa më shpejt të formohen institucionet e Kosovës.

Sipas saj situata aktuale politike në të cilën është Kosova vetëm sa e pengon atë në rrugën drejt zhvillimit.


Shtuar më 06/09/2017, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori