Apostolova takon LDK-në e AAK-në
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, takon sot shefat e grupeve dhe komisioneve parlamentare, ku do të takohet me përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas njoftimit për media nga zyra e Bashkimit Evropian, qëllimi i takimeve është të kuptohen prioritetet e përbërjes së re të Kuvendit, të informohen deputetët me prioritetet e BE-së për periudhën e ardhshme dhe të diskutohen mënyrat se si BE-ja në Kosovë mund të mbështesë deputetët në zbatimin e reformave që ndërlidhen me agjendën evropiane.

“Këto reforma rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe mekanizmat përkatës – Agjenda e Reformës Evropiane (ERA) dhe Programi i Reformës Ekonomike (ERP); Strategjinë e Zgjerimit dhe Raportin për Kosovën; Udhëzimet për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë; Agjendën e Ndërlidhjes; dhe dokumentet tjera relevant”, thuhet në njoftim.

Ditë më parë shefja e zyrës së BE-së ka takuar përfaqësuesit e PDK-së dhe VV-së, me të cilët ka diskutuar po të njëjtat tema.


Shtuar më 17/10/2017, ora 08:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori