Elgit Doda i quan papritur tradhtarë, ç’ndodhi me miqësinë e ngushtë me vëllezërit Veshaj (FOTO LAJM)

Elgiti i ka quajtur “tradhtarë” Romeon dhe Donaldin. Kjo sigurisht në kuadër të shakasë pasi vëllezërit Veshaj do mbajnë një koncert me këngëtarin Ermal Fejzullahu. Duke qenë se muajt e fundit ata kanë qenë kudo me Elgitin, ky i fundit ka bërë një shaka publikisht. Elgiti postoi një foto ku njoftohet koncerti i Romeos, Donaldit dhe Ermalit e shkroi “Tradhtarët”.

Nuk ka vonuar as përgjigja e Romeoes i cili ka shpërndarë një foto të producentit me Xhensila Myrtezajn ku ka shkruar: “S’ka më ‘Ku je je?’/ As si qenka dashnia/ Unë e ti dije lidhje s’kena mo”.