Apostolova edhe një herë e qartë: S'ka datë për liberalizim
Pëlqej
Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha, me rastin e shënimit të Ditës së Europës ka thënë se shpreson që ditët e ardhshme të Evropës, Kosova të jetë sa me afër BE-së.

Ajo tha se Kosova është e gatshme për kryerjen e punëve të cilat i janë caktuar dhe se 9 maji i vitit të ardhshëm do te jetë datë ku kosovarët do ta kenë lëvizjen e lirë, dhe liberalizimin e vizave.

Ndërkaq, që shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha që Kosova e ka kryer punën më të madhe për liberalizimin e vizave, mirëpo kanë mbetur ende sfida për tu tejkaluar.

Ajo ka thënë se nuk mund të flitet për një afat kohor për heqjen e vizave.

Ministrja Hoxha dhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Apostolova këto komente i kanë bërë sot gjatë aktiviteteve të organizuara me rastin e shënimit të 9 majit, “Ditës së Evropës”.


Shtuar më 09/05/2018, ora 13:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori