Apeli le në qeli të akuzuarin për krime lufte
Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e mbrojtësit të pandehurit D.T., kundër aktvendimit mbi caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh, të nxjerrë nga Gjykata Themelore në Prizren.

D.T. po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale se në bashkëkryerje, ka kryer veprën penale: “Krime Lufte kundër Popullsisë Civile”,

Gjykata e Apelit e Kosovës, vlerëson se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale në fjalë, ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj tij, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale.
Shtuar më 13/12/2017, ora 14:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori