Meta fundjavën larg politikës, poston foto nga plazhi (FOTO LAJM)

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zgjedhur që fundjavën e parë të muajit korrik ta shijojë pranë detit, duke e mbajtur vëmendjen larg politikës, e cila zien ditët e fundit për shkak të protestës së thirrur nga Sali Berisha më 7 korrik.

Meta ndodhet në Durrës në një nga resortet e njohura atje, dhe bë Facebook ka postuar një foto me një fëmijë të vogël.

“Buzëmbrëmje me Oliverin te Tropikali, Durrës”, shkruan Meta përbri fotos.

Kujtojmë se në datën 24 të këtij muaji, Metës I mbaron mandati si kryetar shteti. Në vend të tij do të jetë Bajram Begaj i cili u votua nga Kuvendi rreth një muaj më parë.

Meta, pas mbarimit të mandatit do të kthehet te partia e tij, LSI-ja, të cilën përgjatë këtyre viteve ia ka besuar bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit./albeu.com


Shtuar 2.07.2022 20:55