Apeli i jep të drejtë MPB-së, Kosova kursen gjobën 5 milionë euroshe të pasaportave
Gjykata e
Apelit e Kosovës ka kërkuar që kontesti mes kompanisë
austriake OeSD dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të kthehet në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Kompania
austriake OeSD e kishte fituar kontestin në arbitrazh dhe Kosova ishte detyruar që t'i paguante rreth 5 milionë euro, por Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë ankesë në Gjykatën e
Apelit dhe është në favor të MPB.
Një zyrtar i Gjykatës së
Apelit ka deklaruar se ka paqartësi në klauzolën e marrëveshjes dhe për këtë arsye është vendosur që të refuzohet.
Kujtojmë se kompania
austriake ka zgjedhur arbitrazhin, por
gjykata e Arbitrazhit të Odës Ndërkombëtare të Tregtisë në Paris kishte vendosur në favor të shtypshkronjës
austriake, dhe vendimi parashihte pagesën prej 4.996 milionë eurosh dhe shpenzimet tjera.
Shtypshkronja shtetërore
austriake e ka fituar çështjen ligjore kundër qeverisë së Kosovës, nga e cila ka kërkuar kompensim për shkak të vonesës në pagesa dhe për shkak të anulimit të parakohshëm të kontratës për dorëzimin e
pasaportave biometrike.
Ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme, kishte bërë padi duke kontestuar juridiksionin e Gjykatës së Arbitrazhit në rastin e
pasaportave dhe i ishte refuzuar kjo padi
Gjykata Themelore e Prishtinës.
Gjykata e
Apelit ka pranuar ankesën e MPB-së dhe procesi do të kthehet në pikën zero, transmeton "Lajmi.net". /albeu.com/
Shtuar më 27/12/2016,
ora 10:34