Anulohet publikimi i shitjes së aseteve 38A
Pëlqej
Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e privatizimit të tokave shoqërore për një periudhë një-vjeçare, për promovimin e investimeve strategjike, Bordi i Drejtorëve të AKP-së ka anuluar publikimin e shitjesaseteve 38A, e paraparë për publikimin për më 11 nëntor 2017">2017.

Pasi që procedurat për valën e shitjesaseteve 37, e aprovuar nga Bordi më datë 21 gusht 2017">2017, dhe valën e shitjes se aseteve 38 e aprovuar nga bordi më datë 1 nëntor 2017">2017, janë përfunduar, AKP njofton se do të vazhdohet me procesin e rregullt të shitjes së këtyre aseteve sipas kalendarit tashmë të publikuar më herët për këto valë.

AKP-ja mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë ndër-institucional me të gjitha institucionet qendrore, e me theks të veçantë në përpjekjet dhe angazhimin për të arritur efektet maksimale në zhvillimin ekonomik të vendit përmes procesit të privatizimit.
Shtuar më 14/11/2017, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori