Anulohen të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Prishtinës
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka anuluar të gjitha fluturimet për sot shkaku i motit të ligë.
Tri fluturime për Bazel, Londër dhe Stamboll, të cilat planifikoheshin të bëheshin sot janë anuluar, njofton ANP-ja.

Për sot ishin paraparë edhe tri aterrime në Aeroport, por janë anuluar.

Ndryshe, këto anulime kanë ndodhur për shkak të motit të ligë i cili po mbretëron në rajonin tonë. Sipas meteorologëve e mërkura pritet të jetë një nga ditët më të ftohta në vend. Temperaturat besohet të bien deri në -23 gradë celcius. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2018, ora 21:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori