Serbët mblidhen në Rudarë afër Zveçanit dhe bllokojnë rrugën, dëgjohen sirena

Sipas informacioneve të REL-it nga terreni, rrugët janë bllokuar në Rudarë, komuna e Zveçanit, si dhe në Leposaviq.

Po ashtu, në Mitrovicën e Veriut dhe në Rudarë janë dëgjuar sirenat.

Në Rudarë janë parë edhe automjetet e ndihmës së parë.

Pak më parë u raportua se serbë lokalë burra të maskuar dhe gra po mblidheshin.

Dyshohet se këto lëvizje në veri po vijnë për shkak të një arrestimi.


Shtuar 10.12.2022 15:22