Anton Quni: Helmet gjatë luftës ma bënë kështu fytyrën
Deputeti i LDK-së dhe ish-ushtari i UÇK-së në Koshare, Anton Quni ka sqaruar historikun e sëmundjes së tij që i ka ndryshuar edhe pamjen e lëkurës.

Quni, në RTV Dukagjini, ka thënë se para luftës ai nuk ka pasur ndonjë shqetësim shëndetësorë.

“Kur kam dalë nga lufta, kam vërejtur ndryshime në lëkurën time në fytyrë”.

Deputeti i LDK-së thotë se pas shumë kontrolleve mjekësore brenda vendit, një humaniste e huaj e ka dërguar në një klinikë në Zvicër.

“Atje jam diagnostikuar me diagnozën e sëmundjes “lupus diskoir erithematode”. Pra natyra e kësaj sëmundje është e ngjashme me natyrën e ujkut. Pra sulmon paparashikueshëm dhe tërhiqet paparashikueshëm”, tha ai.

Quni thotë se pas mbarimit të gjithë analizave më kanë pyetur nëse unë kam qenë i ekspozuar ndaj helmeve kimike.

“Pasi kanë vazhduar me analiza, kanë ardhur në përfundim se kjo sëmundje ka ardhur si pasojë e ekspozimit tim në hapësira të kontaminuara”.

“…Për të sanuar gjendjen, u jam nënshtruar tri operacioneve. Në një kohë kam pasur një pamje të tmerrshme dhe jam ndjerë keq edhe para fëmijëve dhe familjarëve. Pasi jam i ndjeshëm ndaj kemikaleve gjatë operimit janë përdorë doza minimale të anestezionit”.

Ish-komandanti i njësisë Delta në Koshare, thotë se ai gjatë operimit i është kërkuar që t’ia mbyllin sytë për shkak të pamjeve por ai thotë se madje ka asistuar në operim.

“Pas operimit mjeku më tha “nëse gjithë luftëtarët kanë qenë si ti, unë e kuptoj pse ju e keni fituar luftën”. Unë i thashë se kam qenë më i dobëti ndër ta”.

Quni tregon se 1 në 100 mijë banorë bartin këtë sëmundje dhe mund të jetojnë tërë jetën me të pa u aktivizuar, por mund edhe të shfaqet në ekspozime të ndryshme.
Shtuar më 03/05/2019, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori