Antikorrupsioni heton zv/guvernatorin Gashi
Agjencia Kundër Korrupsionit është duke trajtuar rastin e Fatmir Gashit, i cili është emëruar zëvendësguvernator në Bankën Qendrore të Kosovës.

"Rasti po shqyrtohet pasi Gashi mban njëkohësisht edhe pozitën e udhëheqësit të Këshillit të Kosovës për raportim financiar, organin kryesor që mbikëqyr kompanitë e auditimit në Kosovë",-shkruan "Kosova Sot". Këto pozita të mbajtura në të njëjtën kohë, mund ta vënë Gashin në konflikt të mundshëm interesi.

Ai u emërua zv/guvernator më 1 gusht 2013, ndërsa më 2 dhjetor 2011 është emëruar në pozitën e kryesuesit të Këshillit të Kosovës për Raportim financiar. Pozita e zëvendësguvernatorit, që e mban Gashi, është funksion publik dhe legjislacioni e kufizon mbajtjen e dy pozitave nga individët që shërbejnë si zëvendësguvernator në BQK. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2013, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori