Anëtarët e VV-së kërkojnë drejtësi për Astritin para burgut të Prizrenit
Sot anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosja kanë shkruan në muret e Qendrës së Paraburgimit në Prizren “Drejtësi për Astritin” të shoqëruar me fytyrën e ish-anëtarit Astrit Dehari, që vdiq në këtë qendër në rrethana të pasqaruara.

Vetëvendosja ftoi dje një tubim para Qendrës së Paraburgimit në Prizren në kërkim të drejtësisë për vdekjen e Astrit Deharit.

Në mesin e atyre që janë mbledhur ndodhet ish-lideri i “Vetëvendosjes” Albin Kurti dhe sekretari organizativ i këtij subjekti Dardan Molliqaj.

“Mbi Astrit Deharin është kryer krimi prej ditës që është arrestuar dhe deri atëherë kur e humbi jetën. Në kohën kur po dështonte përfundimisht procesi i montuar politik, kundër tij, në kohën kur u pa që është e pamundur të ngrihej aktakuza, përkundër shpifjeve e fabrikimeve, ndodhi kjo tragjedi, jo vetëm për familjen Dehari e Lëvizjen Vetëvendosje, por për mbarë Kosovën”.tha Kurti./albeu.com/
Shtuar më 12/11/2016, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori