Ansambli "Lidhja e Prizrenit" në Lezhë
Pëlqej
Ansambli i këngëve dhe dhe valleve të grupit artistik "Lidhja e Prizrenit" ka vizituar Lezhën.

Artistët të vegjël kanë qenë në qytetin e Besëlidhjes për të shpalosur vlerat dhe traditën e muzikës dhe valleve kosovare.
Prizreni dhe Lezha kanë një të përbashkët, janë dy qytete që simbolizojnë Besëlidhjen e shqiptarëve.Ky është vetëm fillimi, ndaj të tjerë aktivitete do të shoqërojnë këtë afrimitet historik. Jemi një komb dhe një traditë, ndaj duhen intensifikuar këto lidhje të ngushta” është shprehur artisti nga Prizreni, Zenel Zekolli.

Për gati 2 orë, spektatorët në pallatin e kulturës “Dedë Ndue Lazri” në Lezhë kanë shijuar përformancen artistike të ansamblit “Lidhja e Prizrenit”. /albeu.com/


Shtuar më 13/04/2014, ora 12:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori