Anonymous shqiptar kërcënon Serbinë: Vratë 14.000 njerëz, përdhunuat 20.000 gra, s’kemi harruar
Anonymous­ët shqiptarë kanë publikuar një video mesazh për Serbinë, ku i rikujtojnë Serbisë për gjenocidin që kanë kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Ata në video thesojnë se janë të shqetësuar që një vend i huaj po ndërhyn në çdo gjë dhe po i fund hundët edhe në Kosovë, njofton TetovaSot.

“Përshëndetje sërb, tani po pyesni pse po e shihni këtë në faqet e internetit tuaj. Ne e bëjmë këtë për shkak se ne mundemi dhe do të vazhdojmë edhe më tej. Shumë jemi të zemëruar ndaj kush, pasi i fusni hundët ku nuk ju takon. Fusni hundët në vendin e huaj. Kosova nuk është Serbi! Ne nuk do të harrojmë kurrë atë që ia keni bëri popullit tonë. Keni vrarë mbi 14.000 njerëz, keni përdhunuar rreth 20.000 gra, dhe keni dëbuar mijëra banorë. Tani prisni që ne ta harrojmë? Ne jemi Anonymous nga Shqipëria, ne nuk harrojmë, ne nuk falim!”, thuhet në mesazhin e videos.
Shtuar më 17/06/2016, ora 12:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori