Ankohet Vuçiç: Shqiptarët kanë mbështetjen e ndërkombëtarëve për murin
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuëië, gjatë një konference për shtyp së bashku me homologun e tij malazez, ka thënë se shqiptarëve u interesin vetëm rrënimi i murit në Mitrovicë, dhe se për këtë ata kanë mbështetjen e ndërkombëtarëve.

"Ne shkuam në Bruksel. I mora temat, por ato u ndryshuan. Vetëm dy nuk ndryshuan. Unë e kuptova se çfarë kuptimi ka e gjithë kjo. Pastaj ata filluan të flasin për murin dhe asgjë për Bashkësinë e Komunave Serbe", ka thënë Vuçië.

"Kur më në fund pranuam çdo gjë që ata kërkuan, në konsultim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, ata thanë: 'Harrojeni, nuk kemi biseduar për asgjë'. Kjo është e gjithë e vërteta.

Por Brukseli nuk ka thënë se pala shqiptare e shkeli marrëveshjen, ndërsa këtë i pari e bëri Hashim Thaçi", ka thënë kryeministri i Serbisë.

Lidhur me këtë, kryeministri malazez Dushko Markovië tha se Vuëiëit i përket më shumë nga ato që u folën. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2017, ora 15:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori