PSG pranon largimin e Pochettinos

Mauricio Pochettino tashmë ka rënë dakord, sipas RMC, për largimin nga PSG, të cilët do ta zyrtarizojnë së shpejti. Trajneri argjentinas do të ndahet kështu nga skuadra e Parc des Princes, ndërsa vendin e tij do ta zerë Christophe Galtier.

Ndaj skuadra pariziene po ndërmerr hapat e pritshëm për të planifikuar sezonin e ardhshëm, një lëvizje e domosdoshme në këtë rast që do të finalizohet në orët në vijim. /albeu.com/


Shtuar 30.06.2022 16:08