Ankohen 8 kandidatë për deputetë në Gjykatën Supreme
Tashmë ka ndryshuar afati i dorëzimit të ankesave për kandidatët për deputetë apo subjektet politike në Gjykatën Supreme.

Deri në orën 14:00, janë dorëzuar tetë ankesa, gjë që ka ndikuar në shtyrjen e certifikimit të rezultatit zgjedhorë.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, certifikimi do të jetë i mundur pasi të bëhet rinumërimi i kutive për të cilat PZAP-i ka vendosur dhe pas vendimit të Gjykatës Supreme në lidhje me ankesat që janë bërë nga kandidatë për deputetë apo nga partitë politike që ishin garuese në këto zgjedhje. /albeu.com/

Shtuar më 04/07/2017, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori