Ankesat e partive shtyjnë rezultatet përfundimtare
LVV-ja i drejtohet sërish Supremes për votat e diasporës. Ankesat e tilla, sipas njohësve të çështjeve politike, po vonojnë shpalljen e rezultateve përfundimtare. Sipas tyre, KQZ-ja duhet t’i shpallë rezultatet brenda kësaj jave, shkruan sot gazeta Zëri.

Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar sërish apel në Gjykatën Supreme për fletëvotimet e ardhura nga diaspora. Ndonëse kjo Gjykatë kishe marrë vendim që të numërohen rreth 5 mijë votat e diasporës të ardhura me vonesë në Kosovë, PZAP-i ka vendosur që nga 4639 mijë sa ishin gjithsej, 1806 fletëvotime të mos numërohen.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar Vetëvendosja, e cila thotë se KQZ-ja e PZAP-i përveçse po ua mohojnë të drejtën e votës mërgimtarëve, po kontribuojnë edhe në shtyrjen e shpalljes së rezultateve përfundimtare.
Shtuar më 05/11/2019, ora 09:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori