Asnjë vdekje nga Covid-19 në Kosovë, sa raste të reja u regjistruan sot

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 27 raste të reja me Covid1-9 dhe asnjë vdekje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.968. Në total numri i rasteve aktive është 550.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 151 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.272 doza të vaksinës. Deri më sot 820.906 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 7.04.2022 15:27