“Një ëndërr”, Alban Skënderaj surprizon shqiptarët për hapjen e negociatave

Këngëtari Alban Skënderbej, i dedikoi shqiptarëve këngën e tij të njohur “Një Ëndërr”, për hapjen së negociatave të vendit tonë me BE-në.

“Një ëndërr e madhe për të gjithë ne. Dua ta këndojmë së bashku. Ta bëjmë si një himn dhe kolonë zanorë të kësaj dite. Sa gjatë pritëm në errësirë,” tha Skënderaj teksa ishte në skenën e koncertit.

Më 19 korrik Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disa vjeçare.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme është shënuar edhe 100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike mës SHBA dhe Shqipërisë, gjë që ka bërë që edhe ky koncert të organizohej pikërisht ditën e sotme./albeu.com/