Anëtarësimi në BE, Beogradi do datë në dhjetor
Beogradi këmbëngul që në dhjetor të marrë datën e fillimit të negociatave për anëtarësimin në BE, dhe për këtë duket se po përdor dialogun me Kosovën.

Kryeministri serb Ivica Daçiç ka thënë se takimi i ardhshëm me kryeministrin kosovar Hashim Thaçin duhet të mbahet në pjesën e parë të dhjetorit.

“Takimi duhet të mbahet para takimit të Këshillit të Bashkimit Evropian”, ka thënë Daçiç, duke shtuar se kjo do të mund të jetë para ose pas 10 dhjetorit, po gjithsesi se në pjesën e parë të muajit të ardhshëm.

Takimi i fundit ndërmjet dy kryeministrave u zhvillua më 7 nëntor në Bruksel, e ndërsa të dy palët e cilësuan atë si takim konstruktiv.

Gjatë këtij takimi u theksuaa se në dhjetor do të mund të nisë zbatimi i marrëveshjeve për Integrimin e Menaxhuar të Kufirit.

Daçiç ka thënë për mediat serbe se zbatimi i kësaj marrëveshjeje është i vështirë, por Beogradi është i detyruar t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara nga qeveria e kaluar. /albeu.com/
Shtuar më 11/11/2012, ora 17:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori