Anëtarë të LDK-së e kërcënojnë Kryeziun
Në zyrat LDK-së në Prizren janë regjistruar dy incidente.
Zëdhënësi i LDK-së, Nderim Gashi ka thënë për Koha Ditore se incidenti i parë ka qenë i drejtuar ndaj zyrtarëve të Degës, ndërkaq i dyti ndajë kryetarit dhe kandidatit për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziut.

“Ka pasur një prishje të rendit nga tre persona (babai me dy fëmijët), të cilët kanë pretenduar të futen me dhunë në listën e kandidatëve për këshilltarë. Ne u kemi sqaruar se nuk mundemi në këtë formë me i bë pjesë të listës, pasi që kriteret janë përcaktuar më herët”, ka thënë Gashi.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu është kërcënuar me sulm fizik nga dy anëtarë të partisë së tij. Kërcënimi ka ndodhur një ditë para përfundimit të hartimit të listës zgjedhore. Rasti i kërcënimit, ndërkaq ka kaluar sot në Prokurorin Themelore në Prizren. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2013, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori