Analistët serbë: Asociacioni nuk do të përmbushë pritjet e serbëve
Analistët serbë kanë vlerësuar se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë nuk do t’i përmbushë pritjet e serbëveKosovës">Kosovës, por ata ishin të ndarë rreth asaj nëse AKS-ja do të themelohet këtë vit apo jo, raporton agjencia serbe e lajmeve Beta.

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjic, dhe kryetarja e organizatës “Lëvizja evropiane e serbëve”, Rada Trajkovic, kanë vlerësuar se AKS-ja nuk do të ketë ndikim qenësor në jetën e serbëve në Kosovë.

Trajkovic madje ka thënë se Qeveria e Kosovës">Kosovës tashmë çdo ditë e më shumë po miraton rregullore dhe vendime me të cilat merren kompetencat e AKS-së.

“Kishim Trepçën, pas saj kishim investimet strategjike apo projektet që përfshijnë Brezovicën, Trepçën, Gazivodën, që janë përfshirë me normativën e miratuar nga Qeveria e Kosovës">Kosovës dhe faktikisht të gjitha kanë kaluar në nivelin qendror. Para disa ditësh kishim edhe përvetësimin e pronës së RSFJ-së dhe të Serbisë jashtë Rezolutës 1244”, tha Trajkovic./Albeu.com/
Shtuar më 28/03/2017, ora 07:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori