Analisti tallet mer ministrin: Ka parë ëndërr sikur është Leka i Madh
Analisti politik Shkëlzen Maliqi është tallur me ministrin e Infrastrukturës Pal Lekajn pas deklaratave të mbrëmshme në Pressing. Lekaj kërkoi largimin e ambasadorit zvicëran për shkak të deklaratave të ashpra në adresë të lidershipit kosovar. E për këtë Maliqi tha se Pal Lekaj ka parë ëndërr se është “Leka i Madh”.

“PAL LEKA ka pa andërr se është mishërim i LEKES SE MADH. Për çudi andrra kish qenë në anglisht dhe personi i mishëruar në të vërtet quhej MAD LEKA”, shkruan Maliqi

Deklarata e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj në emisionin Pressing të Televizionit 7 për largim të ambasadorit të Zvicrës pas deklaratës për veteranët ka ngjallur reagime në vend, e nuk janë të paktë ata që kanë kërkuar nga kryeministri shkarkimin e Lekajt. Madje në mesin e tyre hyjnë shumë fytyra të njohura publike.

Lekaj e ka konsideruar të papranueshme deklaratën e ambasadorit zviceran Jean Humbert Lebet që kishte thënë në Skenderaj se shteti i tij po e ndërton ujësjellësin derisa Kosova po paguan veteranë të rrejshëm.
Shtuar më 29/03/2019, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori