Njohës të çështjeve
politike vlerësojnë se presidenti Hashim Thaçi po e shfrytëzon mungesën e guximit të
kryeministrit Isa
Mustafa, për të shtyrë përpara vendimet e mëdha.
Analisti Astrit Gashi thotë se Kreu i Qeverisë është tërësisht i tërhequr dhe ka frikë që të iniciojë temat e ndjeshme.
“Ne e shohim që një vit e gjysmë
Mustafa ka mbetur me një letër të Demarkacionit në dorë dhe gati me asgjë tjetër nuk është duke u marr”, ka thënë Gashi, sipas të cilit ngurrimi për të shtyrë përpara proceset e rënda, po i krijon hapësirë Thaçit që të orientojë kahet
politike të Kosovës, sikur në rastin e Ushtrisë.
Petrit Zogaj, nga ana tjetër, mendon që Isa
Mustafa prej që ka marr postin e
kryeministrit, nuk ka ditur të mbajë një relacion të duhur me publikun.
“Nuk po konsideroj që Thaçi po bën veprime të duhura, por performanca e tij
politike dhe qasja e tij prej një personi që do të jetë prezent kudo në shoqëri, tregon se ka një diferencë tepër të madhe me z.
Mustafa”, ka thënë Zogaj, sipas të cilit
Mustafa “nuk konsiderohet si një kryeministër që ka marrë vendime të cilat në shoqëri janë konsideruar radikale, si Asociacioni i Komunave Serbe apo Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi”. /RTV Dukagjini/
Shtuar më 09/03/2017,
ora 20:11