Analistët: Ndikimi i demarkacionit në raportet me SHBA dhe pse ambasada reagoi në këtë formë
Pëlqej
Nga Ervin Shkulaku/Kosovë

Edhe siç u parashikua kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës që në 100 ditëshin e parë të tij duhet të përballet në politikën e jashtme me çështjen e demarkacionit. Veprimi i parë i Haradinajt ishte shkarkimi i Komisionit Shtëtëror dhe emërimin në krye të ish deputetit të LDK-së, Shpejtim Bulliqit. Gjithashtu në intervistën e parë dhënë për Zërin e Amerikës në lidhje me këtë çështje Haradinaj u shpreh se versioni i tanishëm i marrëveshjes është i gabuar.

“Parimet e mia politike nuk bazohen në rast të opozitës apo pushtetit, unë mbroj atë që besoj dhe deklarohem për atë që besoj. Versioni i tanishëm i marrëveshjes është i gabuar. Kufiri Kosovë-Mali i Zi është në Çakorr dhe në Kullë dhe në majat e larta, pra ne do të korrigjojmë këtë.” tha Haradinaj.

Por ndryshe nga Haradinaj zyrtarë të Ambasadës Amerikane janë shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk mbështesin asnjë version tjetër të Demarkacionit me Malin e Zi, pos atij të arritur e të nënshkruar mes përfaqësuesve të të dyja shteteve në vitin 2015.

Por kjo nuk duket problem për analistin politik Ramush Tahiri. Ai është shprehur për albeu.com se arsyeja që Ambasada reagoi në këtë formë është raporti aktual i marrëveshjes që ka në tavolinë.

Pra sipas Tahirit SHBA është palë e tretë e mbështet çdo marrëveshje apo raport që arrihet në mënyrë paqësore dhe ka nënvizuar se deri tani nuk ka një raport ose marrëveshje përveç versionit aktual të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Kurse analisti politik Bajrush Morina thotë për albeu.com se ndryshojnë kryeministrat dhe qeveritë e Kosovës por jo Amerika dhe jo raportet e mira të Kosovës me Amerikën, prandaj sipas tij, as Haradinaj dhe asnjë kryeministër a Qeveri e Kosovës nuk mund të rrezikojnë marrëdheniet e mira me SHBA-të.

Morina ka shtuar se Haradinaj tashmë jo si opizitar do të përballet me Demarkacionin nga një pozicion tjetër. E Krejt çka mund të bëjë Haradinaj sipas tij, është shkarkimi I kryetarit të komisionit dhe emërimi I një kryetari e komisionit të ri për përcaktimin e vijës kufitoare.

“Por Demarkacioni nuk është vetëm kauzë politike apo vetëm çësthje e brendshme e Kosovës. Jo! Demarkacioni është marrëveshje ndërkombëtare e nënshkruar në Bruksel, e ratifikuar në Podgoricë dhe Prishtina është “pika e fundit” e përfundimit të këtij procesi për vendin tonë. Mos të harrojmë, Mali I ZI është vend anëtar I NATO-së. Çdo përpjekje për ndryshim kufijsh me një vend anëtar të NATO-s nënkupton “aggression” ndaj një vendi anëtar I NATO-s prandaj as z HAradinaj e as Republika e Kosovës nuk e kanë këtë mundësi për një “avanturë” të tillë përballë NATO-s dhe përballë faktorit ndërkombëtar.” tha Morina.

Kurse analsti Shemsi Jashari e vlerëson si të guximshme iniciativën e Haradinajt për demarkacionin por shpreson që kjo temë do të përfundojë dhe të mos zvarritet si në qeverisjen e kaluar pasi për shkak të saj kanë ngelur të sirtar shumë çështje të tjera të rëndësishme për vendin.

Ai ka shtuar se marrdhëniet e Kosovës me SHBA-në, nuk ndikohen lehtë.

“Besoj shumë që përderisa demarkacioni si proces nuk prish marrëdhëniet dilomatike me Malin e Zi, ambasada e SHBA-ve, nuk do të involvohet shumë dhe do të ua lërë ne dorë qeverisë Haradinaj të merret me këtë process. Reagimi i tyre mund të vij vetëm pasi rishikimi i demarkaconit të sjellë ndonjë përkeqësim të raporteve diplomatke me Malin e Zi i cili tanime është vend anëtar i NATOS.” tha Jashari.

Kujtojmë se çështja e demarkacionit ishte një ndër faktorët kryesorë që fundosi qeverinë e Isa Mustafës./albeu.com/

Shtuar më 13/09/2017, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori