Analistët kanë dhënë mendimin e tyre në lidhje me pozicionin e
presidentes së Kosovës
Atifete Jahjaga. Sipas tyre,
Jahjaga ndërsa është rehatuar në karrigen prej
Presidente nuk po luan rolin e saj unifikues duke u treguar e pafuqishme, thuajse inekzistente.
Ata shprehen se
Atifete Jahjaga nga koha që ka marrë postin e të parës së shtetit, ( 7 prill 2011) është treguar e paaftë, duke mos qenë e zonja që në asnjë moment, si në aspektin moral ashtu edhe në atë faktik të marrë timonin e
Presidentes, shkruan zëri.
Nga koha prej se
Jahjaga po shijon karrigen e të parës, njohësit e zhvillimeve
politike e konsiderojnë atë si një “
Presidente kukull”.
Analisti politik, Avni Zogiani thotë se përgjatë këtyre dy vjetëve, roli i
presidentes Atifete Jahjagës ka qenë krejtësisht i parëndësishëm për shkak të pafuqisë së saj
politike.
“Vetë mënyra e ardhjes së saj në krye të shtetit, tregon pafuqinë e saj
politike. Nuk shoh ndonjë kontribut të veçantë të saj, bile do të thosha se vetëm sa e ka mbushur atë pozitë për të mos e kryer rolin që i takon. Ajo thjesht ka qenë inekzistnte, duke qenë e paaftë në balancimin e pushteteve dhe që të luajë rolin unifikues”, ka thënë Zogiani. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2013,
ora 09:43