Analistët i kërkojnë Thaçit të mos i japë territor Serbisë
Deklarata e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se dialogu me Serbinë do të vazhdojë pa vijakuqe ka nxitur reagime të ashpra nga ana e opozitës dhe e shoqërisë civile. Përfaqësuesit e partive opozitare konsiderojnë se faza finale e dialogut nuk duhet në asnjë formë të vazhdojë pa vijakuqe.

Sipas tyre, një deklaratë e tillë e kreut të shtetit është tejet skandaloze dhe në dëm të Republikës së Kosovës, andaj siç shprehen ata, asnjë marrëveshje që do të arrihet nga Thaçi, veçmas duke mos përfillur vijat e kuqe, nuk do të jetë e pranueshme dhe e vlefshme për shtetin e Kosovës.

Në anën tjetër, para dy ditësh ish-kryeministri, i cili tani është udhëheqës i fazës përmbyllëse të negociatave me Serbinë, teksa njoftoi se nuk do të ketë vijakuqe në këtë proces tha se aty do të shtjellohen vetëm temat për të cilat pajtohen të dyja palët.

Mirëpo përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët e kanë monitoruar në vazhdimësi këtë proces, vlerësojnë se Kosova si vijë të kuqe për të mos diskutuar me Serbinë duhet ta ketë integritetin e saj territorial, sistemin unitar të funksionimit dhe përfaqësimin si një shtet i barabartë në arenën ndërkombëtare.


Shtuar më 30/06/2018, ora 08:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori