Analistët: ​Pacolli mund ta braktisë LDK-në dhe t’i bashkohet PAN-it
Koalicioni LDK-AKR-Alternativa, nuk po arrin të gjej gjuhë mirëkuptimi.

Ndonëse u bashkuan drejt një qëllimi, ata po dalin me mendime kontradiktore njëri me tjetrin.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, po propozon një Qeveri gjithëpërfshirëse, njësoj nuk po mendon Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pjesë e koalicionit. Hoti po e kundërshton ashpër një ide të tillë, shkruan Indeksonline.

Këto "përçarje" brenda koalicionit LAA, mund të sjellin ndryshime të reja. Partia e Pacollit mund t’i bashkohet lehtësisht PAN-it. Të paktën kështu po shprehen njohësit e politikës.

Nexhmedin Spahiu, analist politik në një prononcim për Indeksonline ka thënë se këto mendime kundërthënëse brenda koalicionit, mund të jenë përgatitje e terrenit, që Pacolli të bëhet pjesë e PAN-it.

"Po shihet që ka degrision. Po përgatitet terreni që me u ba një koalicion mes Pacollit edhe PAN-it. Është si një përgatitje terreni. Ka gjasa që të prishet koalicioni LAA", ka thënë Spahiu.

Kujtojmë se presidenti i AKR-së, Pacolli në vazhdimësi është duke përsëritur propozimin për një Qeveri gjithëpërfshirëse, që sipas tij do të nxirrte vendin nga kriza politike.

Madje ai është shprehur se në krye të Qeverisë mund të jetë Ramush Haradinaj. Këto mendime nuk po dalin të jenë krejt të rastësishme.

Shtuar më 08/08/2017, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori