Amerikanja: Besa e shqiptarëve më shpëtoi jetën
Një shtetase amerikane nga Atlanta është dashuruar pas kulturës shqiptare.

Ajo ka rrëfyer se tradita e shqiptarëve ia ka shpëtuar jetën.

Tradita shqiptare e Besës më shpëtoi jetën 2 vjet më parë teksa ndodhesha në Republikën Domenikane”, tregon Ashley Wood, themeluese dhe drejtuese e organizatës ‘Albanian Voices’ (‘Zërat shqiptarë’).
Ashlye ishte duke bërë kërkime për temën e saj të doktoraturës në një qytet të vogël kur gabimisht e gjeti veten të rrethuar nga një grup njerëzish të rrezikshëm.

Kjo skenë u pa nga 4 shqiptarë.

“Ishte si një skenë e dalë nga një film. Nuk më besohet ajo që po ndodhte. Shqiptarët nisën të më mbronin për asnjë arsye tjetër, vetëm për faktin se më konsideronin si mysafire në atë vend”, thotë Ashlay.

Amerikanja ka themeluar tanimë "Albanian Voice" thjesht për faktin se ajo është tepër e dhënë pas kulturës dhe traditës shqiptare./albeu.com/
Shtuar më 26/10/2014, ora 14:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori