Amerikanët në "kërkim" të 16 ushtarëve
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka njoftuar se është në kërkim të një grupi ushtarësh amerikanë të cilët mendohet të jenë zhdukur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Përmes një komunikate për shtyp të shpërndarë në mediat kosovare, ambasada ka kërkuar ndihmën e atyre që mund të dinë diçka për fatin e ushtarëve. “Ushtarët ishin anëtarë të avionëve të forcave ajrore amerikane, të cilët dyshohet se janë kapur rob nga gjermanët pasi avionët e tyre janë rrëzuar gjatë luftës”, thuhet në komunikatë. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2012, ora 10:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori