Amerika nuk do që Vetëvendosje ta udhëheqë dialogun me Serbinë?
Pëlqej
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sikundër edhe disa shtete të Bashkimit Evropian, gjithnjë janë shprehur skeptik ndaj Vetëvendosjes, sidomos në politikat e saj në raport me Serbinë.

Kjo, për shkak se Vetëvendosje në thelb të saj është një parti me parime nacionaliste, gjë që duket se nuk e dëshiron as Amerika, as BE-ja.

“Dy sukseset më të mëdha që prej ardhjes sime këtu: dialogu dhe zgjedhjet. Kosova duhet të përkushtohet të shkojë para, e jo prapa”, shkroi Jacobson në Tuitter.

Me fjalët, e saj duket se tërthortazi Jacobson i referohet faktit "të padëshirueshëm" se VV-ja mund ta udhëheqë dialogun me Serbinë.

Ndërkaq, edhe ambasadori norvegjez në Kosovë, Jan Braathu, ka hedhur dyshime se VV-ja mund të jetë kundër Amerikës, për shkak se kjo e fundit "nuk po e do partinë e Kurtit"./albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori