Amerika ndërhyri në Kosovë se kishte frikë nga një "Srebrenicë e dytë"
Pëlqej
Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Princeton, Richard Falk shprehet se frika nga një "Srebrenicë e dytë" solli ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në Kosovë.

Sipas tij, faktori ndërkombëtaar e kishte ndjesinë e fajit për masakrën që ndodhi në Srebrenicë dhe nuk do të donte asesi të ndodhtë sërish një masakër e tillë serish në Ballkan.

“Ishte një kombinim në kohën kur popullsia shqiptare u përball me rrezikun e spastrimit etnik sikurse në Bosnjë. Perëndimi, e sidomos Shtetet e Bashkuara me këtë rast kanë shfrytëzuar rastin për të demonstruar se NATO është ende relevante”, tha Falk.

Profesori në fjalë thotë se situata pas ndërhyrjes së NATO-s mund të ketë sjellë pasoja, për shkak se serbët kanë ikur të trembur nga Kosova, por se ky nuk mund të quhet spastrim etnik. /dionis xhafa albeu.com/

Shtuar më 28/09/2014, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori