Amerika i kërkon Armenisë ta njohë Kosovën
Pëlqej
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Armenisë që ta njohë shtetin e Kosovës.

"SHBA-ja po bën përpjekje që Armenia ta njohë Kosovën", shkruhet në të përditshmen armene, Armenian Times.

Gazeta shkruan më tej se nëse Armenia e njeh Kosovën, bëhet shteti i parë nga vendet e dala nga ish-Bashkimi Sovjetik që e njeh pavaresine e ketij shteti.

Po kjo gazetë vlerëson se së pari Kosova duhet ta njohë pavarësinë e Karabakh’ut, që më tej shteti armen të mund ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Më tej, në artikull thuhet se njohja hipotetike e Kosovës do të acarronte marrëdhëniet ruso-armene. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori