Amerika "i ka vënë vizën" Nikoliçit
Pëlqej
Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama nuk do të takohet me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliç, pasi ky i fundit në një takim me Joe Biden është tallur në bisedë me të.

Nikoliç, gjatë një takimi që ka patur me Biden në Romë, ka nisur të lëshojë ndaj tij kritika dhe ka kundërshtuar politikën që po e ndjek SHBA-ja.

“Në atë takim në Romë, që ka zgjatur rreth një orë, Nikoliqi ishte tepër I pasjellshëm. Kur arriti në takim, Biden e pyeti: ‘Çka dëshironi?’, kurse ai iu përgjigj: ‘Ju çka dëshironi? Ju më keni ftuar!’. Sikur ka harruar se po bisedonte me zëvendëspresidentin e SHBA-ve”, ka shkruar gazeta serbe "Kurir".

Nikoliç, veç sjelljes së padenjë ka vazhduar edhe më tej "talljet" e tij, duke thënë se Amerika po e mbështet Prishtinën dhe jo Beogradin në Marrëveshjen e Brukselit.

Kjo është edhe arsyeja se përse Barack Obama njëherë për njëherë nuk do ta takojë Nikoliçin. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori