Amerika e hapur ndaj shkëmbimit të territoreve? Grenell reagon ashpër
Richard Grenell, e ka konsideruar fakë neës lajmin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende janë të hapur për një shkëmbimterritoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë lajm shkruhej se ShBA-të po refuzojnë të përjashtojnë një shkëmbimterritoreve midis Kosovës dhe Serbisë – përkundër kundërshtimit të Gjermanisë ndaj kësaj ideje.

Portali evropian citoi një deklaratë të Mattheë Palmer, të dërguarit të posaçëm të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, të dhënë të hënën e ku tha se “varet nga palët të vendosin parametrat e dialogut”, pasi u pyet për planin e shkëmbimit të territoreve.

Mirëpo, Richard Grenell ka kërkuar nga portali që për idenë është dashur të pyetej edhe ai para se të publikohej artikulli. Ka thënë se lajmi është i rremë dhe se ai nuk është i fokusuar në politikë, por në ekonomi. “Lajm i rremë. Dhe, ju as që keni më keni kontaktuar për të më pyetur. Unë jam për atë që pajtohen palët – jam i fokusuar në zhvillim ekonomik, jo politikë”, ka thënë Grenell.

Shtuar më 19/02/2020, ora 10:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori