Ç’po ndodh?! A kanë parashikuar vërtet “The Simpsons” vdekjen e George Floyd (FOTO & VIDEO)

Rrjeti po “zien” nga fotografi ku supozohet se “The Simpsons” parashikuan vdekjen e George Floyd, që në vitet 1990.

Në imazhe shihet polici teksa kishte vendosur gjurin në njeriun me ngjyrë, ndërsa Lisa Simpson qëndron afër duke mbajtur pankartën me mbishkrimin “Drejtësi për George”.

Yuri Pomo që ndau këto imazhe në Instagram më 30 maj, pesë ditë pas vdekjes së Floyd. Ndërsa, një tjetër foto tregon se si po digjej ndërtesa në Minneapolis.

Pomo ka sqaruar se këto fotografi i ka krijuar vetë së fundmi, për ta ilustruar ngjarjen duke përdorur “The Simpsons”, të cilët kanë parashikuar shumë ngjarje tjera.


Shtuar 3.06.2020 21:22