Ambasadorja e SHBA-ve: Tani nuk e ndalim dot krijimin e Speciales në OKB
Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka bërë të ditur se SHBA-të janë thellësisht të zhgënjyer me moskalimin e amendamenteve që hapnin rrugën e themelimit të Gjykatës Speciale.

Ajo ka bërë të qartë se kjo çfarë ka dëshmuar të premten Kuvendi i Kosovës është një pengesë për aspiratat euroatlantike të Kosovës.

Jacobson bën sërish të ditur se Qeveria amerikane nuk do t’i bllokojë përpjekjet e vendeve që nuk e njohin Kosovën që të themelojnë Tribunalin në OKB në mungesë të themelimit të saj me lejen e Kuvendit të Kosovës.

"Ne jemi të zhgënjyer thellë nga rezultati i votimit të sotëm në Kuvend. Rezultati është një pengesë për aspiratat euroatlantike të Kosovës. Siç e kemi theksuar më parë, në mungesë të themelimit të Gjykatës Speciale, Qeveria e SHBA-së nuk do t’i bllokojë më përpjekjet e anëtarëve që s’e njohin Kosovën që të themelojnë Tribunalin në OKB", ka thënë ambasadorja Jacobson për "Zërin". /albeu.com/



Shtuar më 27/06/2015, ora 09:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori