Ambasadorja britanike: Tejkaloni ngërçin politik
Pëlqej
Ambasadorja e Britanisë Fiona McIlwham e cila ishte sot pjesemarrese në një panel të organizuar në Vlorë me temë “Shqipëria dhe Bashkimi Evropian”, konfirmoi mbështetjen e Britanisë së madhe për përspektivën evropiane të Shqipërisë.

Diplomatja theksoi se zgjerimi i BE, duhet të jetë i bazuar mbi reformat, një themel të fortë të demokracisë, sundimin e ligjit dhe vlerat e përbashkëta. Ambasadorja tha se vendimi për liberalizimin e vizave është një sinjal pozitiv i angazhimit të BE-së për Shqipërinë dhe progresin e rëndësishme e bërë që nga vitet 1990. Opinioni, tha ajo, qartësoi se çfarë duhet bërë për të përparuar më tej në Bashkimin Evropian.

Diplomatja u shpreh se marrja e statusit të kandidatit “nuk është thjesht për të mbushur kutitë dhe për të miratuar ligje”. Shqipëria, sipas saj, duhet të ndërtojë një histori të besueshme të zbatimit të reformave, në veçanti në fushën e sundimit të ligjit.

“Nëse Shqipëria do të bëjë përparim të vërtetë dhe të shpejtë, politikanët e të gjitha palët duhet të gjejnë një mënyrë për të punuar së bashku më konstruktivisht. Ata kanë nevojë për të vënë interesat kombëtare mbi interesin e partisë. Politika shqiptare nuk mund të jetë zero”, tha ambasadorja.

Ajo kërkoi qe politikanët shqiptarë të “shfrytëzojnë mundësinë për të tejkaluar ngërçin dhe për tu fokusuar tek reformat e rëndësishme që mund të garantojnë përfitime për shqiptarët”.

Ajo sugjeroi se qytetarët e thjeshtë shqiptarë ashtu sikurse Bashkimi Evropian, duan të shohin veprime konkrete dhe të forta ndaj kulturës së mosndëshkimit dhe barazi të mundësive për të gjithë. Ambasadorja shtoi se “një histori e besueshme reformash, lufte ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar do të ishin bindëse për progres raportin e Bashkimit Evropian.
Shtuar më 12/11/2010, ora 19:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori