Ambasadori pensionist
Qeveria e Kosovës dhe Presidentja kanë vendosur të emërojnë pensionistin Rexhep Boja ambasador në Arabinë Saudite. Edhe pse mosha e pensionimit në Kosovës, sipas ligjeve në fuqi është 65, Boja (1946) në momentin kur ka marrë dekretin e Presidentes, ka pasur 66 vjet.

Në prill të vitit 2010, Boja ishte emëruar nga Presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiu, si i Ngarkuar me Punë në Arabinë Saudite, por se në atë kohë nuk kishte mbushur moshën e pensionimit.

Sipas Express, ditë më parë, zyrtarët e Ministrisë së Jashtme kanë deklaruar se për emërimin e Bojës janë pajtuar të gjitha institucionet, duke përfshirë Presidencën dhe Komisionin për Politikë të Jashtme. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2012, ora 15:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori