Ambasadori i SHBA-ve në Serbi do i kërkojë shpjegime Vuçiçit për deklaratën e djeshme
Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott, ka thënë sot se Prishtina dhe Beogradi duhet të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe të negociatave që të vazhdojnë rrugën e marrëdhënieve drejt stabilizimit.

Scott ka thënë se duhen shmangur deklaratat që nxisin tensione dhe përkeqësim të situatës, shkruan "Beta".

"Kjo është vetëm një gungë në rrugë. Gjëja më e rëndësishme është të vazhdojnë rrugën e normalizimit, përmes diskutimeve, të shmangën të gjitha deklaratat që nxisin përkeqësim të situatës", ka thënë Scott.

Lidhur me deklaratën e djeshme të kryeministrit serb, Scott është shprehur se do të kërkojnë sqarime. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2017, ora 13:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori