Ambasadori i SHBA-së në Beograd: Serbisë kurrë nuk i është kërkuar ta njohë Kosovën
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd Michael Kirby është deklaruar rreth asaj që ka thënë Nikoliçi, se Serbisë po i kërkohet ta njohë Kosovën.

Kirby tha se asnjëherë shtetit serb nuk është kërkuar njohja e Kosovës dhe se politika e BE-së është që mes Kosovës dhe Serbisë të normalizohen marrëdhëniet.

“Ne nuk jemi anëtare e BE-së, por mbaj mend kur në vjeshtën e vitit 2012 Ashton dhe sekretarja Hillary Clinton kanë zhvilluar bisedime të përbashkëta më Nikolicin dhe kryeministrin e atëhershëm, Daçiçin. Në atë kohë është folur për normalizim të marrëdhënieve, e jo njohje të Kosovës”, tha Kirby.

Sipas tij, ka vende brenda BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën dhe se aktualisht BE-ja kushtëzon Serbinë vetëm në dialog dhe jo në njohje.

Megjithatë, ambasadori shtoi se nuk i dihet se ç'politika mund të vendosen në të ardhmen nga Brukseli për këtë çështje./albeu.com/
Shtuar më 04/01/2015, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori