Një diplomat që e njeh mirë dhe punoi gjatë në Turqi. Ky është Philip S.
Kosnett, ambasadori i ri i SHBA-së në Prishtinë. Amerikani edhe më parë kishte
shërbyer në Kosovë.
Philip
Kosnett aktualisht është i ngarkuar me punë të përkohshme në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Ankara.
Në diplomaci, ai filloi punën në korrik të vitit 2016, si zëvendësshef i Misionit në Ambasadën e SHBA-së në Turqi. Ndaj, edhe është njohës i mirë i Turqisë dhe gjendjes e ndikimit të saj.
Kosnett punën në Ankara e kishte nisur qysh kur ka
shërbyer si drejtor i Zyrës së
Departamentit të Shtetit për Çështje të Evropës Jugore dhe përgjegjës për marrëdhëniet e SHBA-ve me Turqinë, Greqinë dhe Qipron.
Pjesa më e madhe e karrierës së
Kosnett, sipas një biografie të tij zyrtare, ka qenë e fokusuar në bashkëpunimin ndërkombëtar të sigurisë dhe pajtimin politik.
Ai ka
shërbyer edhe si zëvendësshef i Misionit Amerikan në Uzbekistan dhe në Islandë.
Po ashtu, ai gjatë karrierës së tij ka qenë i angazhuar edhe në pozita të ndryshme politike, politike-ushtarake dhe ekonomike-tregtare në Afganistan, Irak, Kosovë, Holandë e Japoni.
Në Ankara në fillim të karrierës së tij diplomatike, ai kishte
shërbyer edhe si një oficer politik dhe konsullor.
Ambasadori i ri amerikan në Kosovë ka qenë i angazhuar në zyrë të
Departamentit të Shtetit për Evropë kundër terrorizmit, politiko-ushtarake, të Inteligjencës dhe Kërkimit.
Pasuesi i Greg Delawie në Prishtinë, është i diplomuar në Universitetin e Harvardit. Ai është nderuar me 10 çmime të
Departamentit të Shtetit, ka marrë Medaljen e Zyrës së Sekretarit të Mbrojtjes për Shërbim Civil të Jashtëzakonshëm dhe Medaljen e
Departamentit të Këmbësorisë për Shërbim Civil të Shkëlqyer.
Kosnett flet turqisht, rusisht, holandisht dhe japonisht.
Shtuar më 06/07/2018,
ora 11:19