Ambasadori i Kazakistanit: Nuk do ta njohim Kosovën
Ambasadori i Kazakistanit në Serbi, me seli në Budapest, Nurbahom Rustemov, ka thënë se nuk do të njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç i cili ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Kazakistanit.

Duke folur për rëndësinë e parimit të integritetit territorial, Rustemov ka konfirmuar se Kazakistani do ta mbështesë Serbinë në organizatat ndërkombëtare dhe se nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tyre për ta njohur pavarësinë e Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2017, ora 16:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori