Ambasadori hungarez i dorëzon Jahjagës letrat kredenciale
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Hungarisë, Laszlo Markusz, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Jahjaga e përgëzoi ambasadorin Markusz për detyrën e re, gjithashtu theksoi mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Kosovës, veçanërisht u ndal se midis dy vendeve duhet të ketë më shumë bashkëpunim ekonomik.

Ndërkaq dhe ambasadori hungarez, Laszlo Markusz, shprehu gatishmërinë e qeverisë së tij për të vazhduar mbështetjen për Kosovën dhe proceset e saj të integrimeve euroatlantike. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2015, ora 12:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori