Ambasadori Graiçevci: Marrëdhëniet Kosovë-Britani do vazhdojnë të jetë të forta
Ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe Lirim Graiçevci, ka thënë se Kosova ka humbur mbështetësin kryesorë në rrugën drejtë Bashkimi Europian, pas vendimit me referendum për të dal nga BE.

Duke folur në lidhje me rezultatin e referendumit, ai është shprehur se është zhgënjyes, megjithatë ai ka thënë se raportet e Kosovës dhe Britanisë do të vazhdojnë të jenë të forta. ndër të tjera ambasadorit të Kosovës në Londër thekson:

"Populli britanik ka votuar për të dalë nga Bashkimi Evropian, me një shumicë të ngushtë. Kjo çështje ka ndarë votuesit në dysh, duke zgjuar emocione të forta, të cilat në fund vendosën të ardhmen e Britanisë së Madhe jashtë Bashkimit Evropian.

Rezultati është zhgënjyes dhe befasues, por ky është vullneti popullor dhe, si i tillë, duhet pranuar dhe respektuar.

Situata e krijuar është me shumë të panjohura dhe pasiguri, por Britania e Madhe tani do të duhej të negociojë një raport të ri me Bashkimin Evropian dhe kjo do të mund të zgjasë me vite.

Edhe pse Kosova ka humbur një nga mbështetësit kryesor në Bashkimin Evropian, raportet e shkëlqyeshme bilaterale midis Kosovës dhe Britanisë do të vazhdojnë të jenë të forta dhe të gjithanshme". /albeu.com/

Shtuar më 24/06/2016, ora 10:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori